Dalin pajmet: Autobusi shoshë prej gurëve, tifozët e Benficës të pakënaqur nga barazimi (VIDEO)
Ka mjaftuar një rezultat i dobët në startin e kampionatit portugez pas ndërprerjes prej gati 3 muajsh që tifozët e Benficas menjëherë të indinjohen.

Barazimi përballë Tondela është shoqëruar nga protestat e ultrasve të ekipit nga Lizbona.

Në fillim sulmuan autobuzin e ekipit, duke goditur me gurë dhe thyer xhamat, por edhe dëmtuar Zivkovic dhe Weigl, ndërsa në mbrëmje vonë iu dretuan shtëpisë së trajnerit Bruno Lage, duke lënë shënim mbikshkrime ofenduese mbi mure. Të njëjtën gjë bënë edhe me Pizzi dhe Rafael Silva.

View this post on Instagram

Ndërkohë Benfica dhe Porto kanë nga 60 pikë dhe lufta për titullin sa vjen e bëhet me interesante. Barazimi me Tondelan në shtëpi nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët vendas duke sulmuar lojtarët e tyre, 2 prej të cilëve përfunduan në spital.

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on

Shtuar më 05/06/2020, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori