Dalin pamjet e kompleksit të ri të Partizanit (VIDEO)
Ditët e fundit te klubi i Partizanit kanë qenë të turbullta, duke filluar që me humbjen në derbi që i kushtoi kryesimin në Superiore për të vazhduar me shkarkimin e trajnerit Franko Lerda.

Por tifozët e klubit të kuq kanë se për çfarë të gëzohen në këtë pjesë të vitit, pasi klubi për ta po bën gati surprizën më të rëndësishme që ka për 2020-ën, kompleksin e ri.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka shpërndarë pamjet nga brenda tribunës kryesore të kompleksit të ri, ku puna ka vijuar me ritme të larta pasi po planifikohet që skuadrat të zhvendoset shumë shpejt atje përfundimisht e t’i japë fund rrugëtimit disavjeçar nga një kompleks stërvitor në tjetrin.

Pak ditë më parë, presidenti Gazment Demi bëri të ditur se plani ishte që në janar ekipi të fillonte të stërvitej në kompleksin e ri, ndërsa vazhdonte puna për të lartësuar sa më shpejt tribuna e ministadiumit që do të jetë në dispozicion të skuadrës dhe tifozerisë së kuqe. Ky ka qenë projekti kryesor që klubi kishte për këtë vit, për t’i dhënë më në fund një shtëpi Partizanit.
Shtuar më 16/12/2019, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori