Në serinë
dokumentarit dedikuar skuadrës së
Tottenham, “All or Nothing:
Tottenham Hotspur”, të prodhuar nga Amazona, janë parë prapaskena interesante që nuk janë parë në transmetimet live të ndeshjeve.
Në një fragment të
dokumentarit me 9 episode tërheq vëmendjen një përplasje në dhomat e zhveshjes mes mesfushorëve Eric Dier dhe Dele Alli, ndërsa nuk mungon as ndërhyrja e teknikut Jose Mourinho, i cili
nxit debatin mes futbollistëve.
Tensioni te “Spurs”-at vinte pas humbjes në kampionat me Wolverhampton.
Shtuar më 16/09/2020,
ora 17:57