Dalin pamjet, futbollisti i Barcelonës në aeroport për t’u transferuar në Bundesligë
Transferimi i Jean-Claire Todibo në Schalke 04 do të kompletohet në orët e ardhshme.

Mbrojtësi i Barcelonës ka mbërritur sot në Gjermani për të finalizuar transferimin tek klubi nga Bundesliga.

E përditshmja gjermane "Bild" ka publikuar pamjet ku Todibo shihet se ka mbërriturGjermani.

Todibo do ta provojë fatin në futbollin gjerman pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për lojë te skuadra nga Camp Nou.

Ai ka bërë vetëm dy paraqitje në La Ligë, katër minuta ndaj Getafes dhe 73 minuta në Camp Nou kundër Sevillas.

Ai po ashtu ishte titullar në Giuseppe Meazza në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Shtuar më 13/01/2020, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori