Dalin prapaskenat, Ronaldo iu ofrua Napolit para Juventusit
Drejtori sportiv i klubit të Serie A, Cristiano Giuntoli ka thënë se Cristiano Ronaldo iu ofruar edhe Napolit para se portugezi kaloi te Juventusi.

“Ne (Napoli), kemi marrëdhënie të mira me Jorgen prej që rinovuam kontratën me Ghoulam dhe ne shpesh flasim me të”, ka thënë Giuntoli për Sky Sports Italia.

“Isha me De Laurentiis (presidentin e Napolit) kur ai e bëri këtë ofertë për ne”.

“Ne ishim të qetë dhe duke u futur nëdetaje të operacionit dhe ne kuptuam që nuk mund të ja dilnim që ta merrnim atë”, përfundoi Giuntoli. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori