Dalin rezultatet e testeve të covid-19, Tirana merr frymë lirisht
Tirana mund të marrë frymë lirish pas ndeshjes së fituar me Bylisin. Bardheblutë u detyruan t’u nënshtroheshin testeve, pasi lojtari i Bylisit, Eridon Qardaku doli pozitiv me COVID-19.

Futbollistët iu nënshtruan sot paradite testeve të COVID-19 në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe fatmirësisht mësohet se të gjithë kanë dalë negativ.

Kjo do të thotë se kampionati nuk cënohet dhe do të vazhdojë normalisht. Një lajm i mirë për kryeqytetasit që marshojnë drejt titullit kampion.
Shtuar më 06/06/2020, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori