Dalin rezultatet e testeve të dyta te Frankfurt, asnjë i infektuar me koronavirus
Skuadra gjermane e Frankfurt ka marrë rezultatet e testeve të dyta ndaj koronavirusit, ku asnjë prej lojtarëve dhe stafit nuk ka rezultuar pozitiv.

Në përputhje me protokolin e DFL, lojtarët u janë nënshtruar testimeve, dhe gjatë mesnatës të së shtunës është mësuar se nuk ka të prekur.

Werder Bremen e Bayer Leverkusen ishin skuadrat tjera që kan publikuar rezultate nga testet e para. Ato pritet t’i kompletojnë edhe rezultatet e testimeve të dyta.
Shtuar më 03/05/2020, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori