Dalin testet, ja sa do të mungoj Nanggolan
Pëlqej
Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të mungojë disa javë, pasi e ndrydhi nyjën e këmbës në derbin ndaj Milanit.

Nainggolan nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen pas një përplasjeje me Lucas Biglian dhe u detyrua të largohej në pjesën e parë.

Faqja zyrtare e zikaltërve njoftoi se testet mjekësore të kryera për belgun treguan se ai e ka ndrydhur nyjën e këmbës.

Për më tepër, gjendja e mesfushorit do të vlerësohet përsëri në javët në vazhdim, duke lënë të kuptohet se ai do të mungojnë në ndeshjen e Interit në transfertë ndaj Barcelonës të mërkurën në UEFA Champions League.
Shtuar më 22/10/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori