Dhunë tek Ministria e Brendshme, ndërhyn FNSH
Dalipi: Ndeshja me Teutën si një finale
Pëlqej
Teuta është kundërshtarja e radhës e Partizanit për javën e 32-të të Superligës. Partizani ka në këtë mënyrë ndoshta shansin e fundit për të mbetur në garë për vendin e tretë, që tashmë është pronë e Luftëtarit. Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, rezultatet me luhatje të skuadrës së tij i justifikon me fjalët në media për ardhjen e një trajneri të ri.

“Që në momentin që u konfirmova si trajner, pashë një skuadër të uritur për të fituar. Morëm katër fitore dhe një barazim dhe, pas ndeshjes me Laçin, e përgatitëm skuadrën psikologjikisht se nuk kishte përfunduar asgjë. Në analizën time, në këto rezultate ka ndikuar fakti që është shkruar në gazeta, se do të afrohet trajner i ri. Po ashtu, ka ndikuar edhe euforia, pasi jetojmë në Shqipëri dhe, kur merr rezultate të mira, kjo gjë ekziston.”

Dalipi shqtësohet nga individualistë në ekip të cilët dëmtojnë skuadrën

“Ata që e teprojnë në këtë drejtim e kanë pranuar që duhet të pasojnë, që të fitojë skuadra. Këtë javë jemi stërvitur mirë. Por, që të futet fryma e grupit, lojtarët duhet të bashkëpunojnë. Synojmë përqendrim maksimal, sepse na pret një ndeshje e vështirë me Teutën.”

Dalipi është i vetdijshëm se sfida me Teutën do të jetë vendimtare.

“Ndeshja me Teutën përcakton shumë edhe transfertën e mëpastajme me Luftëtarin, ku do të luhen të gjitha kartat. Parashikoj një duel të vështirë, sepse Teuta i ka jetike pikët për mbijetesë. Ne kemi objektivat tanë për Kupat e Europës dhe duhet të japim më të mirën.”

Trajneri i të kuqve foli edhe për mungesën e tifozëve dhe të Çanit.

“Çani nuk do të jetë në ndeshjen me Teutën, për shkak se kështu vendosën mjekët. Fejzullahu është në përmirësim, por mendoj se nuk është akoma në gjendjen, që e njoh. Ndeshjet janë të vështira dhe nuk dua ta vë në vështirësi, pasi nuk ka gjendjen më të mirë fizike. Ndeshje pa tifozë? Është një mungesë e madhe, sepse ata janë forca jonë. Duhet të bëjmë të pamundurën, që t’i kthejmë ata më të fortë. Klubi do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen me Vllazninë, tifozët të jenë në stadium” përfundoi tekniku i të kuqve. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori