Dalipi: Ne i patëm dy mundësi, por nuk mundëm të shënonim
Zv.trajneri i Partizanit, që drejtoi skuadrën nga stoli Klevis Dalipi u ankua për gjykimin pas ndehsjes me Skënderbeun. Në prononcimin për RTSH Sport, zv.trajneri pohoi se skuadra e tij nuk shfrytëzoi as rastet që iu krijuan.

“Ne i patëm dy mundësi, por nuk mundëmshënonim. Ishim të pafat në një ndeshje si kjo. Në rastin e Prognit nuk mendoj se ishte jashtë loje. Në momentin që u fut Sukaj, e paralajmëruam që do t’i vinte një mundësi, por ishte i pafat. Mund t’i kishte folur dikush nga mbrapa që je vetëm.

“Ndërsa në rastin e Asanit ishte penallti sepse Jashanica nuk ishte fare i interesuar për topin. Ishim të përgatitur për të përbsalluar një kundërshtar si Skënderbeu. Kur mbaroi pjesa e parë i paralajmëruam lojtarët sepse e dinim që ndeshjen do ta vendosnin epsodet, por për fat të keq me dy raste flagrante ne sërish nuk mundëmshënonim. Më vjen keq për këtë.

Të qenit trajner i parë? Ishte privilegj i madh. Por unë jam besnik i Starovës dhe i klubit. Më vonë, nëse krijohen mundësitë, atëherë të shohim”, deklaroi Dalipi për mirkrofonin e RTSH. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori