Dallku kritikon lojtarët: 7 gola në dy ndeshje janë shumë
Armend Dallku, ish-mbrojtës i Vorsklas në Ukrainë, por dhe i përfaqësueses Shqiptare, komentoi për mediat ukrainase ndeshjen e humbur dje me shifrat 4-1.

"Çelësi për suksesin e ekipit të Ukrainës është se skuadra ka kohë bashkë. Tek Shqipëria shumë lojtarë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin", tha fillimisht Dallku.

"Shumë prej tyre nuk kishin përvojë. 7 gola në dy ndeshje janë shumë. Futbollistët në Kombëtare duhet të luajnë për të shfaqur më të mirën. Është e qartë se sezoni që lamë pas nuk ka qenë më i miri për ta, por kjo nuk shërben si justifikim" – deklaroi Dallku. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori