Dallku “Mjeshtër Sporti” në Ukrainë
Ish-futbollisti i kombëtares tonë, Armend Dallku dhe aktualisht mbrojtës i Prishtinës, ka marrë një vlerësim të veçantë nga Ukraina.

Për kontributin e dhënë në futbollin e këtij vendi ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”. Vetë Dallku ka reaguar menjëherë në rrjetin social Facebook për nderimin që i është bërë.

“Titulli Mjeshtër Sporti, nga shteti ukrainas”, ka shkruar futbollisti, si dhe ka publikuar medaljen e marrë. Futbollisti që ka luajtur 64 ndeshje me uniformën kuqezi, ka qenë pjesë e klubit ukrainas, Vorskla, që nga vitit 2005 e deri më 2016.

Shtuar më 13/12/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori