Dallku nga eksperienca këshillon Skënderbeun si të luajë në Zagreb
Pëlqej
Skënderbeu do të përballet sot në orën 19:00 në Kiev ndaj Dinamos, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Korçarët shpresojnë të përsërisin ndeshjen e Zagrebit për të dalë me pikë nga kjo sfidë, raporton Panorama. I këtij mendimi është edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i cili në të kaluarën nga mbajti veshur fanellën e Vorska Poltava në kampionatin ukrainas për plot 11 vite.

Në një prononcim për “Tv Klan”, Dallku këshillon korçarët të tregohen të durueshëm dhe të shfrytëzojnë kundërsulmet. 34-vjeçari tregon se Dinamo e Kievit ka bërë një revolucion, duke i dhënë hapësira futbollistëve të rinj në moshë.

“Skënderbeu duhet të bëjë atë që bëri ndaj Dinamo Zagreb, të tregohet i durueshëm dhe normalisht të shfrytëzojë kundërsulmet.

Këtë vit Dinamo Kiev ka bërë një revolucion, duke i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj në moshë, siç është Cigankov që është duke e zëvendësuar me mjaft sukses Jarmolenko, ku në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje brilante.

Mos të harrojë edhe lojtarë të tjerë, sidomos në fazën e sulmit ku bëjnë pjesë 5 sulmues mjaft cilësorë.”
Shtuar më 14/09/2017, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori