Dani Alves drejt Premier League
Dani Alves është një nga futbollistët më të kërkuar të momentit në Europë.

Edhe pse në moshën 36 vjeçare, ai ka treguar një formë fantastike.

Pas Interit dhe Manchester Cityt, është Arsenali që ka shprehur interes për mbrojtësin.

“Topcinjtë” kërkojnë të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë dhe shohin tek Alves kandidatin perfekt për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Pengesë bën fakti se anglezët nuk do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Ai kërkon një eksperiencë të re, por në nivele të larta.

Mos harrojmë se 36 vjeçari është lojtari më i titulluar në historinë e futbollit, me 40 trofe në total
Shtuar më 15/07/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori