Dani Alves luajti 8 sezone me Barcelona, përpara se të kalonte si lojtar i lirë te
Juventusi në verën e vitit 2016. Mbrojtësi i djathtë qëndroi vetëm një vit në Serie A dhe më pas tentoi të rikthehej në “Camp Nou”.
Diçka e tillë nuk ndodhi dhe braziliani e shpjegon shkakun në prononcimin e dhënë për Rac1, aty ku nuk i kursen thumbimet për drejtuesit e klubit katalanas. Më pas u transferua te PSG, teksa prej gushtit të vitit të kaluar është pjesë e Sao Paulo në Brazil.
“Shkova te
Juventusi për të treguar se isha akoma një lojtar i nivelit të lartë. Më pas doja të
rikthehesha te Barcelona, që kishte nevojë për mua. U vetëofrova të
rikthehesha te Barça.
Do shkoja si lojtar i lirë dhe nuk kërkoja komisione transferimi, por bordi i klubit nuk kishin këllqe të
pranonin se kishin gabuar që më lanë të lirë të largohesha“, deklaron lojtari i famshëm brazilian.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 11:27