Katalanët fitonin tripletën nën urdhrat e Luis Enrique, me MSN që kishin lidershipin në fushën e blertë.
Në finalen e vitit 2015 në Ligën e Kampionëve, ata mposhtnin
skuadrën e Juventus, me rezultatin 3:1.
Sipas Dani
Alves, brazilianit që atë kohë aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtjes, Barca ishte si
Muhammad Ali në atë ndeshje.
"Ne luanim kundër një skuadre të fortë fizikisht, dhe e dinim se duhet fituar duke mbajtur topin. Nuk kishte rëndësi sa të fortë ishin kundërshtarët, nëse i bënim të na ndjeknin pas, derisa u lodhën", ka thënë
Alves.
"Në momentin kur ata dorëzohen, është momenti kur ti sulmon. Ne ishim si
Muhammad Ali: Shkonim si flutura dhe thumbonim si bletët", ka shtuar braziliani.
Pas tripletës me Barcelonën,
Alves zgjodhi të kalonte një aventurë edhe me
skuadrën e Juventus, për të kaluar më pas te PSG dhe së fundmi në Superligën e Brazilit.
Shtuar më 07/06/2020,
ora 08:45