Dani Alves në janar kërkoi rikthimin te Barça, por i "mbyllën derën"
Dani Alves në verë u transferua si futbollist i lirë nga Barcelona te Juventusi, Pak muaj pas mbërritjes së tij në Itali, dhe mos përshtatjes me klubin dhe qytetin e ri, Dani telefonoi drejtuesit e Barcelonës për t’i kërkuar rikthimin në merkaton e dimrit, sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo.

Futbollistit brazilian i dukej i vështirë i ftohti në Torino. Për më tepër, atij i mungonin miqtë e ngushtë Leo Messi dhe Neymar. Duke ditur që katalanasit kërkonin një mbrojtës të djathtë në janar, Alves i kërkoi Barcelonës që ta merrnin sërish.

Por sipas "Mundo Deportivo", drejtuesit e Barcelonës e falenderuan për ofrimin, por i thanë se epoka e tij te katalanasit ka përfunduar.
Shtuar më 23/02/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori