Dani Alves: Neymar do të përshtatet mirë te Barça
Mbrojtësi Dani Alves nuk ka dyshim se Neymar do të ketë sukses te Barcelona dhe nuk do t’i duhet shumë kohë që të përshtatet në skuadrën e re. Talenti 21-vjeçar u largua nga Santosi pas muajsh të tërë me zëra për të ardhmen e tij për të luajtur te katalanasit 5 sezonet e ardhshme.

"Presim që te Barcelona të japë atë ç’ka ka dhënë edhe te Santosi. Kjo është arsyeja pse klubi e mori dhe kjo është ajo që pritet nga Neymar. Jam i bindur se do të përshtatet mjaft mirë sepse ai do të bëjë atë që do më shumë, do të luajë futboll", deklaroi Dani Alves. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2013, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori