Dani Alves pranë rinovimit me PSG-në (VIDEO)
Dani Alves ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Paris, pavarësisht se kontrata e tij me Kampionët e Francës përfundon në fund të këtij sezoni.

Lajmi bëhet me dije nga mediat franceze, sipas të cilave braziliani ka deklaruar se ndihet shumë mirë dhe se do t’i pëlqente që të vazhdonte të luante në "Parc de Princes".

Pavarësisht dëshirës së 35-vjeçarit, duket se për momentin nuk ka asnjë lëvizje nga drejtuesit e PSG për t’i ofruar mbrojtësit rinovimin e kontratës. Dani Alves u transferua në Paris në verën e vitit 2017, pasi la Juventusin me parametra zero.
Shtuar më 27/01/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori