Dani Alves rikthehet në Evropë, interesohen nga Premier League
Pas vetëm një viti në Brazil, për Dani Alvesin ka ardhur koha të luajë sërish në futbollin europian.

37-vjeçari ka disa arsye për t’u larguar nga Sao Paolo, ekip me të cilin ka kontratë deri në dhjetorin e vitit 2022, pasi po kritikohet nga tifozët për jetën jashtë fushave, por edhe për mungesë të rivalitetit me ekipet më të forta.

Mbrojtësi ka udhëzuar menaxherët e tij për të negociuar rikthimin në Europë dhe synimi i tij është Premier League, ku nuk mungojnë ofertat nga ekipe të rëndësishme si Arsenali, Wolves apo Evertoni.

Shtuar më 22/09/2020, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori