Dani Alves trondit juventinët me këtë deklaratë për Dybala-n (VIDEO)
Dani Alves kohët e fundit ka dhënë një intervistë që ka tronditur fansat e Juventusit. Duke folur për televizionin brazilian "Canais Esporte Interativo", mbrojtësi i Juventusit ka këshilluar sulmuesin argjentinas se duhet të largohet nëse dëshiron që të përmirësohet më shumë, raporton Albeu.

"Paulo do të japë fryte të mira. Por, unë besoj se një ditë, nuk e di se kur, duhet të shkojë larg nga Juve për ta provuar veten dhe për t’u përmirësuar më tej”, u shpreh braziliani.

Dybala para rinovimit me bardhezinjtë kërkohej nga Reali dhe Barcelona, por ai vendosi që të mbetej në Torino. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori