Daniel Alves dëshiron Premier Ligën
Lojtari në largim i Paris Saint-Germain, Dani Alves ka pranuar për mediat se ai do të dëshironte që të luante në Angli pasi që ka konfirmuar largimin nga Ligue 1

Sipas Globe Sports, 36 vjeçari, i cili po luan me Brazilin në Kopa Amerika, po largohet nga kryeqyteti francez pas dy sezoneve, kurse ka luajtur në tri ligat më të mira të Europës deri me tani.

Ish lojtari i Barcelonës dhe Juventusit pritet që të kalojë në njërën prej skuadrave të Premier Ligë, që konsiderohet si liga më e fortë teknike e fizike deri me tani në Europë.
Shtuar më 26/06/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori