Daniel Godelli shpallet kampion Europe në peshëngritje
Peshëngritja më në fund i sjell Shqipërisë një tjetër triumf. Pas medaljes së bronztë të Briken Caljes të martën, ditën e sotme Daniel Godelli është shpallur kampion i Europës në turneun që po zhvillohet në Split të Kroacisë.

25-vjeçari triumfoi në stilin e shkëputjes në kategorinë -77 kg, ku garonte edhe Erkand Qerimaj.

Godelli në fakt e nisi mbrapsht garën, pasi gaboi në dy provat e para me 156 dhe 158 kg, por ia doli në përpjekjen vendimtare me 161 kg.

Kurse ecuria e Qerimajt qe krejt e ndryshme, pasi shkodrani e kaloi me sukses provën e parë me 155 kg, por dështoi në dy të tjerat me 158 kg./Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2017, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori