Daniel Sturrige pritet në një atmosferë të "çmendur" nga tifozët e Trabzonspor (VIDEO)





Daniel Sturrige u largua nga skuadra e Liverpul e firmosi për tre sezone me klubin turk të Trabzonspor.

Pas mbërritjes së tij në Turqi, futbollisti anglez u prit në një atmosferë të "çmendur" në aeroportin e Trabzon.

Mijëra tifozë të skuadrës kishin dalë për ta përshëndetur lojtarin e tyre.

Sturrige shihte i habitur pasi ai nuk është mësuar në Angli me atmosfera të tilla. Mirëpo atij do t’i duhet që të mësohet pasi në stadiumet turke këto atmosfera janë të përjavshme.
Shtuar më 25/08/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori