Daniele Rugani afër rinovimit të kontratës me Juventusin
Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është afër rinovimit të kontratës me Juventusit.

Pas transferit te Mattia Caldaras në Milan, raportohet se Juventus i ka ofruar ofertë te re Ruganit ku ai do të fitoj tre milionë euro në sezon që ta bind atë për të rinovuar kontratën e tij me bardhezinjtë.

Rugani ka lëvizur nga Empoli në Juventus në vitin 2015, por dështoi ta bind Massimiliano Allegrin që të fitojë një vend startues te Zonja e Vjetër.

Megjithatë, me Chiellinin dhe Barzaglin në moshë, Bonuccin dhe Benatian po ashtu mbi 30 vjet, Rugani shihet se e ardhmja në mbrojtje. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori