Danimarka ka vendosur të rihapë ligën e saj të parë të futbollit në fund të muajit maj, pasi kufizimet kundër
Koronavirusit u lehtësuan në këtë vend.
"
Superliga daneze do të fillojë më 28 maj me një ndeshje të programuar", thanë organizatorët në një deklaratë në faqen e internetit.
Ndeshjet në Danimarkë do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura për arsye shëndetësore dhe sezoni i rregullt pritet të përfundojë më 26 korrik.
Pas raundit të rregullt, edicioni pritet të përfundojë me ndeshjet e "play-off" për Evropë, më 29 korrik.
Superliga daneze u pezullua në muajin mars për të ndaluar përhapjen e
Koronavirusit.
Shtuar më 12/05/2020,
ora 13:43