Darmian nxit Juventusin që ta transferojë
Sipas gazetës torineze, Darmiani ka njoftuar përfaqësuesit e Juventusit se dëshiron ta vazhdojë karrierën te kampioni italian dhe Giuseppe Marotta, duhet të finalizojë bisedimet me Djajtë e Kuq në lidhje me çmimin e transferimit.

Ngjashëm si Mattia De Sciglio, Darmian vlerësohet për aftësitë e tij që të luajë si mbrojtës krahu në të dyja anët, si edhe në qendër të mbrojtës.

28-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2019, ai u transferua në verën e vitit 2015 nga Torino për 18 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori