Dashuria për ekipin e detyroi këtë tifoz të udhëtonte 800 km por zbuloi se ishte i vetmi


Një histori e jashtëzakonshme dashurie për futbollin ka ardhur nga Spanja, ku Javi Jimenez, tifoz i Cordoba-s, klub që luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, ka bërë 800 kilometra, vajtje dhe kthim, për të mbështetur ekipin e zemrës në takimin kundër Real Oviedo-s.

Problemi është se kur ka mbërritur në stadium ka zbuluar se ishte i vetmi tifoz që kishte ndjekur skuadrën, duke marrë falenderimet publike nga klubi dhe lojtarët.

Ky ka qenë komenti i tij në Twitter: "Sipas mesazheve që qarkullojnë në internet, jam budalla. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që bën një gjë të tillë. Nuk jam në kërkim të famës. E bëj prej shumë vitesh dhe do të vazhdoj ta bëj për dashurinë që kam për këto ngjyra".

Fatkeqësisht, ndeshja me Real Oviedo-n ka përfunduar 3-3, një rezultat që e largon akoma më shumë Cordoba-n nga mbijetesa. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori