Datë e re për Vllaznia-Bylis, java e 11 shtrihet në 4 ditë të ndryshme
Kalendari për javën e 11 të Kategorisë Superiore ka ndryshuar duke u shtrirë në 4 ditë, pasi ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit është shtyrë për të hënën e 4 nëntorit, me qëllim që të luhet në “Loro Boriçi”.

Në fakt prej ditësh kishte dilema për stadiumin që do të priste këtë takim, pasi në “Loro Boriçi” ishte mbjellë bari i ri, por në fund specialistët e mirëmbajtjes së impiantit në Shkodër dhanë garanci që ndeshja të luhet të hënën, ndërsa është vendosur që të startojë në orën 18:00.

Por ndërkohë gjithçka do të startojë nesër në orën 18:00 në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, ku Teuta vendase do të presë kryeqytetasit e Tiranës, në një ndeshje që premton shumë spektakël dhe rivalitet të fortë.

Më pas të shtunën vëmendja do të jetë në Korçë, ku në orën 17:00 do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Laçit, ndërsa të dielën do të luhen takimet Kukësi-Flamurtari në orën 14:00 dhe Partizani-Luftëtari në orën 17:00.
Shtuar më 31/10/2019, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori