David Alaba te Juventusi? Flet drejtori i Bayernit
Sëfundmi emri i David Alaba është përfolur për një transferim te Juventusi me parametër zero.

Por mesa duket Alaba ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe për këtë arsye klubi i Bayernit nëpërmjet drejtorit sportiv, boshnjakut Hasan Salihamidzic i ka bërë thirrje, mbrojtësit austriak të ndajë mendjen dhe të marrë një vendim se çfarë do të bëjë me karrierën e tij, do të rinovojë apo do të tentojë largohet nga kampionët e Gjermanisë.

"Ne po mundohemi që ta bindim atë të rinovojë. Do të jemi të lumtur nëse vendos që të qëndrojë me ne dhe shpresojmë që herët apo vonë të firmosë, që të vazhdojmë bashkëpunimin".

"David ka qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe ne nuk do t’i japim atij një ultimatum në lidhje me rinovimin. Ai do të vendosë me agjentin e tij se çfarë do për karrierën e tij", u shpreh drejtori sportiv i bavarezëve, Salihamidzic.
Shtuar më 13/10/2020, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori