David Beckham dhe Solskjaer dhurojnë show në ndeshjen miqësore (VIDEO)
Ish-lojtarë të Manchester United dhe Bayern Munchen u mblodhën sot në stadiumin "Old Trafford" për të zhvilluar një takim miqësor për të përkujtuar përballjen e këtyre dy skuadrave në finalen e vitit 1999 të Champions League.

Ashtu si një 20 vite më parë, “Djajtë e Kuq”, dolën sërish fitimtarë. Rastësia e solli që Ole Gunar Solskjaer të shënonte sërish, por kësaj radhe shënoi golin e parë të takimit. Pas norvegjezit radhën për të shënuar e morën Jork, Niki Bat dhe Luis Saha. Qershia mbi tortë ishte goli i fundit i takimti nga David Beckham, i cili vazhdon të tregojë klasin e tij.

Në bankinë nuk mungoi legjenda e gjallë Sir Aleks Ferguson, i cili duket se e ka marrë veten plotësisht nga operacioni i bërë në tru gjatë vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori