David Beckham “kapet mat” me një femër tjetër
Legjenda e futbollit, David Beckham tashmë është pjesë e kampionatit Amerikan te futbollit ku do të mbyllë edhe karrierën e tij.

Së fundmi disa foto të tij janë bërë kryefjala e mediave rozë.

Bëhet fjalë për disa foto ku Beckham duket i shtrirë në një shtrat plazhi, ndërsa një grua e panjohur u bashkua me të.

David shihet teksa i tregon diçka në telefonin celular mysafires së panjohur dhe më pas kanë shkëmbyer një bisedë tepër entuziaste.

Kujtojmë se David është i martuar prej 19 vitesh, me Victorian dhe kanë katër fëmijë.

Nga Anglia, me siguri Victoria nuk e pëlqen faktin se David shpenzon gjithnjë e më shumë kohë në Miami sesa në shtëpi, në Londrën perëndimore. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori