David Luiz Moreira caku i radhes per Realin
Albeu.com
Gazeta AS njofton se Real Madrid është duke e përcjell mbrojtësin e talentuar të Benfikas. Lojtari mund të përmbush hapsirën në anën e majtë të mbrojtjes Madrilene.22 vjecari Brazilian që luan në Portugali që nga viti 2006, është bërë caku kryesor për Mbretërit për verën që vjen.

Luiz luan si qëndërmbrojtës por ai disa nga shfaqjet me të mira i ka bërë si anësor i majtë.
Reali me Marselon, Drenthen apo Arbeloan që po i aktivizon si mbrojtës të majtë dhe se asnjëri nga këta nuk po luan ashtu sic duhet, me Luiz mund të mbuloj vijën e mbrojtjes.

Braziliani gjithashtu ka tërhequr dhe vëmendjen e klubeve të tjera Evropiane si Celsit, Barcelones, Mancesterit dhe Interit, ku vlera e tij në treg mendohet të jetë afër 20 milion euro.
Shtuar më 11/02/2010, ora 01:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori