David Luiz tregon se cili lojtar mund të zëvendësojë Hazardin
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka deklaruar se Callum Hudson-Odoi mund të jetë i gatshëm që ta zëvendësojë Eden Hazardin, pasi ky i fundit konfirmoi largimin e tij.

Belgu ka pritur një kohë të gjatë për t’u transferuar te Real Madridi, ndërsa dëshira e tij duket se në këtë verë do të realizohet, pasi në finalen e Ligës së Evropës në Baku ndaj Arsenalit konfirmoi largimin.

David Luiz ka deklaruar pas triumfit në Ligën e Evropës se Hudson-Odoi mund ta zëvendësojë Eden Hazardit, duke ditur cilësitë dhe shpejtësinë e njëjtë që e ka me të belgut.

"Zëvendësuesi i Hazardit? Vetëm Messi ose Ronaldo. Nëse ai largohet, do t’ia uroj më të mirën. Ai është një lojtar, shok dhe djalë fantastik. Unë e njoh atë që kur ka ardhur këtu si i ri. Jam shumë i lumtur për të, pasi bota e di se çfarë mund të bëjë Hazard", ka thënë braziliani.

"Kjo është pjesë e jetës. Disa cikle fillojnë, disa cikle përfundojnë. Mendoj se kemi shumë talentë që mund ta zëvendësojnë atë".

"Callum është i mrekullueshëm. Callum e njeh klubin qëkur ka qenë fëmijë dhe ka një talent të ngjashëm me të Edenit. Është një periudhë e re për Callumin. Nuk filloi shumë mirë për shkak të lëndimeve, por tani është koha që ai ta tregojë vetën", ka shtuar më tej Luiz.
Shtuar më 01/06/2019, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori