David Moyes largohet nga izolimi, s'ka shenja të koronavirusit
Moyes ishte takuar me Mikel Artetan, i cili më pas kishte dalur pozitiv në testimet për koronavirus, andaj ishte izoluar edhe Moyes.

Mirëpo trajneri i West Ham i cili ishte në izolim për 7 ditë, nuk ka pasur shenjakoronavirusit andaj edhe është liruar nga izolimi.

Trajneri i skuadrës angleze edhe pse do të jetë i lirë të largohet nga shtëpia ai ende nuk mund të trajnoj skuadrën e tij pasi që futbollistët vazhdojnë të mbesin larg stërvitjeve.

Po ashtu ndeshjet në futbollin anglez janë pezulluar deri në fillim të prillit.
Shtuar më 14/03/2020, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori