David Moyes, trajneri i ri i United
Largimi i papritur i Sir Alex Ferguson i ka detyruar drejtuesit e Manchester United të kërkojnë një trajner të ri për skuadrën. Por siç raporton tabloidi britanik "Daily Mail", "Djajtë e Kuq" e kanë gjetur teknikun e ri. Bëhet fjalë për menaxherin e Everton David Moyes, i cili do të jetë pasuesi i Sir Alex në "Old Trafford".

Palët kanë gjetur akordin e përbashkët dhe pasditen e sotme pritet edhe zyrtarizimi i transferimit. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori