David Silva "mbreti" i Premier League
David Silva (Manchester City)
Mbrojtësi Micah Richards e ka quajtur spanjollin e Manchester City, David Silva futbollistin më të mirë për momentin në Premier League.

Silva u transferua nga Valencia për në Manchester në verën e vitit 2010. Fillimi i eksperiencës angleze për spanjollin nuk ishte ajo e duhura por këtë sezon David Silva është kthyer në njeriun kyç të Roberto Mancinit.

“Jam i lumtur të jem pjesë e një klubi të madh me të tillë kampionë në përbërje, për mua Silva është lojtari më i mirë në kampionatin anglez të futbollit”, tha mbrojtësi i City, Micah Richards për të përditshmen "Manchester Evening News". /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori