David Trezege tergon të bukurat e epokës së tij dhe si i qëndroi deri në fund besnik Juves
David Trezege ka vizituar Madridin, ku është ndalur për një vizitë te miku i tij, Zinedin Zidan, në qendrën stërvitore të Realit të Madridit. Ish-sulmuesi i Juventusit, 171 gola në 320 prezenca, ka përfituar nga ky fakt që t’i lejohet edhe medias spanjolle.

David, sa e vështirë ishte të qenit një numër “9” në epokën tuaj?

Shumë, por një lojtar elitar do të donte që ta përjetonte kohën time. Isha në garë me bombera si Krespo, Shevçenko, Batistuta, Inzagi… Pastaj, nga ana tjetër, na duhej të përballeshim me “mjeshtër” të mbrojtjes si Nesta, Maldini, Turam, Kanavaro… E imagjinoni rivalitetin…

Po sot si ka evoluar numri “9”?

Në fillim nisi të humbë numri 10, ai që në Spanjë quhet sulmues i dytë, ndërsa në Itali trekuartisti. Ai lojtar i tipit të Kakasë me pak fjalë. Ndërsa tani, numri 9 është shndërruar edhe në një formë sulmuesi të dytë, që nuk qëndron gjithë kohën në zonë, si Higuain, Kavani, Suarez apo Levandovski…

Po pse ka humbur e gjithë kjo?

Për faj të Barcelonës ndoshta, e cila dogji të gjitha skemat, të gjitha rolet dhe i shkartisi edhe rolet e lojtarëve, duke u bërë një shembull për të gjithë më pas. Me pak fjalë, aty lindi “9 fals”, të cilin mund ta bëjë një si Mesi, apo Nejmari dhe jo ai që duhej të ishte bomberi i skuadrës, Suarez.

Po Benzemanë si e shihni si numër “9”?

Karim është një lojtar fantastik dhe po kalon thjesht një moment të vështirë, asgjë tjetër. Ai ka teknikë dhe di të shënojë gola. Madje, kur kam folur me Kristiano Ronaldon, ai më ka thënë se është i lumtur që luan përkrah Benzemasë.

Po ju keni qenë ndonjëherë pranë Realit të Madridit?

Po. Në vitin 2006, kur shpërtheu skandali “Calciopoli” dhe Juventusi u përball me përçarjen dhe shkarkimin e drejtuesve të klubit, Reali më kontaktoi. Por fakti që lojtarë si Del Piero, Nedved e Bufon vendosën që të qëndronin në Serinë B, për hir të fanellës, edhe unë ndenja me ta dhe të gjithë ne ishim krenar që luajtëm për Juven edhe në kategorinë e dytë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori