David Villa del nga spitali
Sulmuesi i Barcelonës ka lënë sot spitalin pas problemeve të shfaqura ditën e hënë pas dhembjeve të forta të barkut të shkaktuara nga veshkat. Ish bomberi i Valencias i ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, edhe pse analizat e urinës kanë treguar një prezencë të madhe të ranishteve në veshka, dhe sot është parë të dalë nga Spitali i Katalunjës.

Stafi mjekësor Blaugrana po punon që sulmuesi asturian të jetë i gatshëmn për ndeshjen e fundjavës në La Liga përballë Granadas. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2013, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori