David Villa ne Barcelone
Albeu.com
Duke dëshiruar të sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme për president të klubit Barcelona, që do të mbahen më 13 qershor të këtij viti, Joan Laporta ka arritur ujdi me klubin Valeca për kalimin e sulmuesit david Villa në radhët e kamponit aktual të Spanjës.
Si shkruan gazeta “Marca”, sulmuesi i Valencisë dhe i kombëtares së Spanjës, kjo ka qenë dëshirë e madhe e trajnerit Pep Guardiola, i cili këtë ia ka bërë me dije edhe Laportës.

Ndonëse të gjitha hollësitë e marrëveshjes gojore ende nuk kanëd epërtuar në publik, duhet se në drejtim të kundërt, pra në Valenci do të shkojnë ish-lojtari i huazuar bjellorusi Aleksdander Hleb dhe lojtari i ri i dalë nga akademia e Barcelonës, Bojan Kërkiq, kurse vlera e transferimit të David Villas në Nou Camp është rreth 40 milionë euro.
Shtuar më 01/05/2010, ora 03:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori