Davide Alaba kërkon largimin nga Bayern Munich
Mbrojtësi i Bayern Munich Davide Alaba gjatë një interviste deklaroi se po e mendon gjithmonë e më shumë një largim nga bavarezët.

26-vjeçari pohoi se klubi do të bëjë shumë ndryshime për sezonin e ardhshëm dhe se ai po e konsideron mundësinë e nisjes së një aventure tjetër larg Gjermanisë.

Ai theksoi se pavarësisht se ndihet shumë i lumtur me fanellën e Bayernit do t’i pëlqente të provonte një aventurë të re në Spanjë ose në Angli.

Nëse do të mund të transferohej në La Liga, Alaba deklaroi se do të dëshironte të luante për Realin e Madridit ose Barcelonën.
Shtuar më 23/03/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori