De Bias: Kujdes euforinë, ishte vetëm fillimi
Pëlqej
I kontaktuar nga “Ora Sport”, trajneri italian, Gianni De Bias ka komentuar triumfin 0-1 ndaj Portugalisë duke e cilësuar si një fitore mjaft të rëndësishme. Tekniku u duk mjaft i përmbajtur nga kjo fitore dhe ka deklaruar se tashmë puna do të vështirësohet akoma më shumë.

“Ishte një fitore mjaft e rëndësishme, dhe erdhi në momentin e duhur. Jemi të gëzuar pasi kemi mundur ekipin e cili është favoriti kryesor për të dalë i pari në grup dhe aq më tepër në transfertë. Kemi zhvilluar një lojë jo shumë të mirë por e zgjidhi supergoli i Balajt. Si me fitoren e sotme, edhe nëse humbisnim apo barazonim do të ishte e njëjta gjë, pasi rruga është shumë e gjatë.

Tani kemi vështirësi të tjera përpara, ndaj rezultati i sotëm ishte një dhuratë për ne. Unë do të isha i kënaqur edhe me barazimin por ne fituam. Tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës e cila është edhe më e rëndësishme. Ka vend për gëzim, por kurrësesi nuk duhet të bëhemi euforikë”, u shpreh De Biazi.
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori