De Biasi arbëresh? Marin Mema tregon faktet
Këtë të mërkurë në ekranin e Top Channel në emisionin Soiree ka qënë një mbrëmje e dedikuar e gjitha festave të Nëntorit.

Një nga të ftuarit surprizë të mbrëmjes ishte dhe ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Gianni De Biasi.

Gjatë një bisede shumë të këndshme mes tij dhe moderatores, dhe gazetarit Marin Mema, ky i fundit na zbuloi një detaj mjaft interesant për jetën e De Biasit.

Marini tregoi për publikun se rreth 44 km larg Pescaras, në Italinë Qendrore ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi.

Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë ccështje të hapur pasi ai vetë personalisht nuk ka informacion.

Epo, nëse faktet e gjetura nga Marini janë të vërteta, atëherë e gjetëm arsyen pse De Biasit nuk i largohet zemra nga kombëtarja jonë dhe anasjelltas.
Shtuar më 29/11/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori