"De Biasi dhe ëndrra kuqezi në Euro 2016"
Gazeta italiane "La Republica" i ka kushtuar rëndësi trajnerit të kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi. E përditshmja italiane e vë theksin te fakti se De Biasi arriti të kualifikonte për herë të parë në një kampionat Europian Shqipërinë, duke bërë që kombëtarja kuqezi në Francë të vendoset përballë të mëdhenjve të kontinentit.

"59-vjeçari bëri të mundur ëndrrën e një kombi të tërë", shkruan më tej "La Republica" dhe e realizoi këtë kualifim historik, me lojtarë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane.

"Përvec dy portierëve rezervë që janë pjesë e kampionatit shqiptar, 21 futbollistët e tjerë të përzgjedhur nga trajneri italian për të përfaqësuar Shqipërinë në Francë, luajnë në 10 liga të ndryshme europiane", nënvizon e përditshmja në fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori