De Biasi do 6 pikë në 4 ditë
Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, një ditë para ndeshjes së Qemal Stafës kundër Islandës, evlefshme për Eleminatoret e "Brazil 2014", trajneri Gianni De Biasi nuk ka dashur të zbulojë dhe as të flasë detajisht për formacionin, me të cilin do të luajë të premten në mbrëmje, por ka nënvizuar qartësisht se Shqipëria do ta sulmojë kundërshtarin.

"Nuk po flas me detaje për formacionin me të cilin do të luajmë, por një gjë është e sigurtë: do të luajmë me 4 lojtarë ofensivë. Edhe ju jeni të një mendje me mua. Nuk besoj se mund të bëhet më shumë sesa kaq në kërkim të fitores. Ndoshta do të dëshironit të luanim me 11 sulmues, por pastaj bëhet e vështirë të mbrohemi (qesh). Sa u takon pritshmërive në dy kualifikueset e radhës, duam t’i marrim 6 pikët e plota. Të gjithë besojmë se kjo është e mundshme, por duke qenë se jemi Shqipëria dhe nuk jemi as Real Madrid, as Spanja, nuk mund ta quajmë të sigurt. Suksesi do të varet nga shumë gjëra. E para nga kundërshtari, Islanda, që është më mirë taktikisht se ne, tepër e rrezikshme, por pavarësisht këtyre faktorëve mund t’ia dalim", u shpreh tekniku italian para gazetarëve.

Shqipëri-Islandë luhet nesër në orën 19.00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 18:40
SHQIPJA E SHQIPNIS
e Enjte 11 Tetor 2012, Ora 19:17
Formacioni i neserm i Kombetares Shqiptare: Ujkani, Curri, Dallku, Agolli, Mavraj, Cana, Kukeli, Meha, Roshi, Salihi, Sadiku.
jetmir shquti
e Enjte 11 Tetor 2012, Ora 23:11
ky formacin esht shum i mire. shpresoj qe te fitojme.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori