De Biasi do Inkangon në Kombëtare
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, kërkon të natyralizojë si shqiptar sulmuesin francez të Kastriotit, Bruce Inkango. Burime konfidenciale në FSHF tregojnë për “Panorama Sport”, se italianit i kanë pëlqyer shumë cilësitë e sulmuesit. Ky i fundit luan për të dytin sezon radhazi në kampionatin shqiptar dhe ka rënë në sy për golat dhe mënyrën e të luajturit. Përveçse shënon rregullisht, Inkango ka edhe aftësi të shkëlqyera teknike e fizike.

Pasi është vëzhguar nga De Biasi në dy ndeshje të Kategorisë Superiore, italiani ka shprehur direkt interesimin e tij për lojtarin te drejtuesit e FSHF-së. Sigurisht, ende nuk ka diçka zyrtare për natyralizimin e futbollistit francez. Megjithatë, vetë sulmuesi Inkango ka dalë hapur, duke thënë se i pëlqen ideja për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ai garanton se nuk e pengon asgjë për t’u natyralizuar si shqiptar, pasi në të kaluarën nuk është aktivizuar me asnjë përfaqësuese. Origjina e Inkangos është nga Republika e Kongos.

“Më ka bërë një herë një ftesë vendi im i origjinës, kur isha 20 vjeç, por e kam refuzuar. Unë disponoj vetëm pasaportë franceze”, – tregon ndër të tjera Inkango në një intervistë ekskluzive për gazetën. I ardhur në Krujë për të luajtur në rolin e mesfushorit të djathtë, ai është “zbuluar” si një qendërsulmues tipik. Për më tej, ja si shprehet vetë lojtari 27-vjeçar: /albeu.com/

CV-ja e sulmuesit:

DATËLINDJA: 18.10.1984

VENDLINDJA: Poitiers (Francë)
GJATËSIA: 1.72 cm

POZICIONI: Sulmues

KLUBI AKTUAL: Kastrioti;

KARRIERA

AS Cannes (2000-2003),

Neuchatel Ksmakas (2003-2004),

Angers SCO (2004-2006),

Poitiers (2006-2007),

AS Cherbourg (2007-2009),

Red Star (2009-2010),

Gillingam (2010);

Shtuar më 29/03/2012, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori