De Biasi: Fitoren historike, duhet të jemi krenar për këtë ekip
Trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi e ka cilësuar si një sukses historik fitoren ndaj Rumanisë.

“Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e turneut. Gjatë këtyre këtyre katër viteve kemi marrë shumë fitore, por kjo ishte historike.

Unë sinqerisht kam thënë që si ndaj Zvicrës dhe Francës meritonim më shumë, por kemi paguar disi impaktin që ata ishin ekipe të mëdha. Nuk kemi rrezikuar asgjë në këtë ndeshje.

Besoj se të gjithë tifozët shqiptarë duhet të jenë shumë të kënaqur me atë që ka dhënë skuadra në këto tre ndeshje. Me Francën e panë të gjithë paraqitjen e skuadrës, dhe për një gabim mund të kishim marrë një rezultat tjetër. Sot luajtëm shumë mirë dhe e merituam fitoren”.

Shtuar më 19/06/2016, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori