De Biasi flet për situatën e Mauro Icardit te Interi
Gianni De Biasi tashmë në rolin e një komentatori, ka dhënë mendimin e tij për sa i përket çështjes së Mauro Icardit. Ish-trajneri i Shqipërisë ka qenë në karrierën e tij si futbollist pjesë e Interit.

De Biasi këshillon drejtuesit se duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë situatë, pasi situata mund të marrë përmasa më të mëdha.

“Nëse çështja Icardi do të menaxhohej mirë, duhet të ketë një qartësim në dhomat e zhvjeshjes së Interit. Ndryshe rrezikon të kthehet në një minë me sahat. Shpresoj që vëmendja të shkëputet nga familja e futbollistit”, ishte komenti i De Biasit.
Shtuar më 26/02/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori