De Biasi fton talentin që po shkëlqen në Kroaci (FOTO)

Gianni De Biasi mesa duket po përpiqet të ndërtojë një kombëtare në një moshë të re, Pas Latifit dhe Grezdës që patën fatin të ishin në grumbullimin e shkuar, këtë herë është Endri Çekiçi që pritet të jetë në listën e De Biazit për përballjen me Izraelin.

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit me shumë mundësi do të jetë një prej emrave të rinj që do të shtohen në përfaqësuesen e madhe. Me anë të një postimi në Instagram, futbollisti ka njoftuar rikthimin si kuqezi.

Nisur nga fakti se i radhës është grumbullimi i Kombëtares A, atëherë Çekiçi ka njoftuar për ftesën e italianit. 19-vjeçari nga Pogradeci ka kaluar nga të gjithë ekipet kuqezi të moshave, U-17, U-19 dhe U-21 dhe tashmë pritet që të përfshihet në Kombëtaren A.
Shtuar më 31/10/2016, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori