De Biasi i gatshëm të ulet në stolin e Veronës
Pas 2 vitesh pushim, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është gati të rikthehet për të marrë drejtimin e një klubi të njohur në Itali.

62 vjeçari është lakuar shpesh në media për të marrë drejtimin e skuadrave të ndryshme, por pista e fundit mund të lëkundë dëshirën e tij.

Sipas asaj që shkruan "Tuttomercatoweb", Gianni de Biasi pëlqehet shumë nga skuadra e Hellas Verona. Ekipi, i cili militon në Seria B është shumë larg ngjitjes në mënyrë direkte në elitë dhe shkarkimi i Fabio Grossos shihet si vendimi i duhur.

Dueli deciziv pritet të jetë ai ndaj Pescarës dhe në rast të një disfate largimi i ish-kampionit të Botës do të ishte i pashmangshëm. Në listën e dëshirave të veronezëve bën pjesë edhe Alfredo Aglietti, por Gianni de Biasi është favorit për të marrë drejtimin e këtij klubi.



Shtuar më 26/04/2019, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori